Tina Haydon ka qenë duke shëtitur me bashkëshortin Garry, në një bregdet të Barry në Wales, kur ka parë në qiell diçka të pazakontë.

Retë kishin marrë formën e çuditshme, që ngjante me dragoin mitik, që ka krahë dhe nxjerr zjarr nga goja, transmeton Telegrafi.


Formësimi në re që ngjanë shumë me krijesën mitike foto 2 Reja në formë dragoi

“Në fotografi nuk po duket edhe aq mirë, kishte pamje edhe më të kthjellët. Mund t’ia shihja sytë dhe dukej se e kisha afër”, ka shkruar Haydon lidhur me rastin.

Formësimi në re që ngjanë shumë me krijesën mitike foto 3 Figura që ngjanë me simbolin e flamurit të Wales

Madje, shikuesit e fotografisë së postuar në internet, e kanë krahasuar renë që është zhdukur menjëherë me simbolin shtetëror. /Telegrafi/