Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka denoncuar se restaurimi i kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po bëhet nga organizatat jofitimprurëse, duke theksuar se nuk janë kompetente të fushës.
“Pas më shumë se gjashtë muajsh braktisjeje, ditët e fundit ka nisur puna për restaurimin e kullës bizantine që është rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Çuditërisht, punimet po kryhen nga organizata jofitimprurëse CHwB Albania e arkitektes boshnjake, znj. Lejla Haxhiq-Pesha, e cila është e njohur në Shqipëri për restaurimin skandaloz të hamamit të Krujës (në foto). Pasi u harxhuan 84 mijë euro për një godinë relativisht modeste në sipërfaqe, monumenti në kalanë e Krujës jo vetëm që humbi çdo vlerë historike, por u përmbyt me shirat e parë që ranë. Hamami i Krujës i shpallur si një kryevepër restaurimi nga Ministrja Kumbaro, nuk vizitohet më dhe tashmë është harruar. Përveç murit të Durrësit, mësohet se Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve po i japin për të restauruar kësaj OJQ-je edhe kullën e dëmtuar në Kalanë e Krujës si dhe kullën në Kalanë e Prezës. Me të drejtë lind pyetja: përse Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ndërmerr vetë të gjithë operacionin e restaurimit të këtyre monumenteve përderisa fondet po sigurohen nga ambasadat e huaja si ndihmë për trashëgiminë e Shqipërisë dhe jo për të fuqizuar OJQ-të dhe shoqërinë civile?
Përse znj. Dollani që vazhdon të jetë në krye të IMK-së autorizon një OJQ dhe një arkitekte që është kritikuar disa herë publikisht nga specialistët për transformim të monumenteve? Nëse një institucion publik që ligjërisht duhet të mbrojë dhe të restaurojë monumentet tona ia jep ato OJQ-ve, si mund të garantojë standardin e kërkuar nga Karta e Venecias të pranuar edhe nga Shqipëria? Rasti i hamamit të Krujës apo shtëpitë në Gjirokastër të restauruara nga kjo OJQ tregojnë mjaft qartë se me shiun e parë këtyre OJQ-ve u del boja. Së dyti, znj. Dollani dhe IMK-ja duhet të sqarojnë se cilët specialistë kanë përgatitur këto projekte restaurimi në Durrës dhe në kalatë e tjera të rëndësishme të vendit. Deri tani kemi informacion se projektet janë hartuar nga ekspertë që nuk kanë licencë për monumentet antiko-mesjetare dhe procedurat e ndjekura janë në shkelje të plotë ligjore. Këto pyetje do t’i drejtojmë edhe në rrugë institucionale për të mos lejuar paudhësitë e mëtejshme të ‘ekspertëve pasticierë’ që firmosin për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë”, thuhet në deklaratë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
“Ëndërrimet”, përmbledhja e parë poetike e Naimit
PËRRALLË PËR TË RRITUR
ZoSo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?