LAJMI I FUNDIT:

Respektojeni semaforin, këto janë dënimet me ligjin e ri

Respektojeni semaforin, këto janë dënimet me ligjin e ri

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri për kundërvajtje në trafik.

Sipas këtij ligji, Policia e Kosovës tani do të shqiptoi gjobat për personat fizik deri në 500 euro ndërsa për personat juridik deri në 1 000 euro, dhe jo si në të kaluarën, ku Policia ka shqiptuar gjobë deri në 60 euro në vendngjarje ndërsa për gjobat më të larta dosjet i kishte dërguar në Gjykatë.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje, për gjobat e shqiptuara nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe nga Policia e Kosovës, kundërvajtësit mund ta bëjnë kundërshtimin pranë Komisionit për Vendosje.


Gjithnjë sipas Ligjit për Kundërvajtje nëse kundërvajtësit të cilit i është shqiptuar gjoba, e bënë pagesën brenda afatit të caktuar, kundërvajtësit do të paguajnë vetëm 50% të shumës së gjobës së shqiptuar, si një stimulim për kundërvajtësit që të paguajnë gjobat.
Në këtë ligj janë disa nene ku secila kundërvajtje ka dënimin e paraparë. Vetëm për mos respektim të semaforit, shoferi do të gjobitet 150 euro, do t’i hiqen tre pikë nga patenta dhe do t’i konfiskohet ajo për tre muaj.

Gjoba me ligjin e ri parashihen edhe për këmbësorët që nuk e respektojnë semaforin. Të gjithë ata këmbësor që futen në të kuqen në semafor do të gjobiten 20 euro nga policia rrugore.

Po ashtu sipas këtij ligji për kundërvajtësit që nuk e paguajnë gjobën në afatin e paraparë dhe nuk ushtrojnë ankesë është paraparë që rastet e tilla të procedohen në procedurën e përmbarimit d.m.th organet kundërvajtës e në këtë rast edhe Policia e Kosovës inicion përmbarimin nga Përmbaruesit Privat.

Policia ka nisur implementimin e këtij ligji, andaj iu bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori