LAJMI I FUNDIT:

Respektimi i masave antiCOVID, drejtoria e Inspekcionit në Gjakovë me aksion

Respektimi i masave antiCOVID, drejtoria e Inspekcionit në Gjakovë me aksion

Në kuadër të monitorimit të situatës së pandemisë në qytetin e Gjakovë dhe pas rritjes së rasteve me COVID-19, ditëve të fundit, inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës në koordinim me inspektorët sanitarë të AUV-s dhe Policinë e Kosovës kanë kryer inspektime në Komunën e Gjakovës.

“Inspektorët gjatë aksionit kanë mbikëqyrë zbatimin e masave mbrojtëse, si dhe respektimin e distancës fizike në lokalet e gastronomisë të cilat veprojnë në Gjakovë”, thuhet në njoftimin për media.

Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, ka thënë se gjatë inspektimeve është parë se nëpër bizneset e Gjakovës janë duke u respektuar kënaqshëm masat anti COVID-19, për këtë, ai ka falënderuar pronarët e bizneseve dhe i inkurajuar që edhe më tutje të zbatojnë masat anti COVID-19 në fuqi.


“Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse pasi janë vitale për ruajtjen e shëndetit. Andaj, inspektorët sanitarë edhe më tutje do të vazhdojnë me inspektime të tilla, sepse vetëm kështu mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Lajme
Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Lajme
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
Çka pritet nga vizita e parë e Sorensenit në Kosovë?

Çka pritet nga vizita e parë e Sorensenit në Kosovë?

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori