Reshjet e pandërprera të shiut dhe prurjet e mëdha të lumenjve dhe rrjedhave, kanë bërë që në disa fshatra të Komunës së Podujevës, uji të shkaktojë vështirësi në qarkullim dhe të depërtojë edhe nëpër shtëpi dhe të vërshojë rrugë dhe prona bujqësore.
Si pasojë e gjendjes së krijuar, ekzekutivi i komunës ka ngritur Shtabin emergjent, kurse ekipet emergjente vazhdimisht janë në terren për të përcjellë gjendjen.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, thotë se reshjet e shiut e kanë vështirësuar gjendjen në shumicën e fshatrave, përgjatë rrjedhës së lumenjve duke shkaktuar vërshime.
“Ekipet tona vazhdimisht janë në terren për të përcjellë gjendjen dhe po intervenojnë atje ku është e mundur. Uji ka depërtuar nëpër oborre dhe bodrume të shtëpive pranë lumenjve dhe rrjedhave të ujit. Janë vërshuar edhe rrugë dhe prona bujqësore”, tha drejtori Muçiqi.
Drejtori Muçiqi thotë se ekipet janë duke inspektuar stabilitetin e urave dhe infrastrukturën e rrugëve.
“Me përjashtim të disa kalesave (urave) familjare të ndërtuara nga materiali i dobët, urat e tjera janë në gjendje të mirë. Ka dëme ne infrastrukturë rrugore dhe kanalizime, të cilat do te vlerësohen nga komisioni përkatës”, tha drejtori Muçiqi.
Lumi Kaçanolli ka dëmtuar rrugën në Popovë, kurse në rrugën Pollatë- Reçicë ka shembje të dheut.
Ekipi emergjent i Komunës dhe Shërbimi i Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit vazhdimisht janë në teren, për të intervenuar aty ku është e mundur në hapjen e rrjedhave të ujit dhe largimin e ujit nga bodrumet.
Në disa lokalitete është vështirësuar qarkullimi, kurse në Shkollën “Pavarësia” në Siboc është ndërprerë mësimi, për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve mbi tri ura në fshat. Në shkollat e tjera mësimi po zhvillohet normalisht. Edhe ambulanca në Halabak ka ndërprerë punën, si pasojë e depërtimit të ujit në oborrin e këtij objekti shëndetësor.
Furnizimi me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi i Batllavës është i rregullt, kurse si masë preventive është ndërprerë furnizimi nga puset e Ujësjellësit në Peran, prej ku furnizohet me ujë një pjesë e qytetit.
“Përveç vërshimeve, për banorët e Komunës së Podujevës në dy ditët e fundit gjendjen e bën edhe më të vështirë ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike. Kompania “Pastrimi” është duke i kryer shërbimet me rregull në grumbullimin e mbeturinave dhe pastrimin e qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë