LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga dita e djeshme, Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.

“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë”, tha Osmani.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme, në autostradën 'Ibrahim Rugova' ka vështirësi në qarkullim
Lexo po ashtu Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme, në autostradën 'Ibrahim Rugova' ka vështirësi në qarkullim

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.

Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori