Fshati Vlad në Tropojë duket të jetë i gjithë në pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të orëve të fundit që kanë përfshirë vendin.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, edhe rruga nacionale i ngjason tashmë një lumi me prurje të mëdha, që merr përpara gjithcka gjen.


Banorët e zonës kanë deklaruar se shiu ka shembur ura dhe ka prishur rrugët.

Mësohet se rreth 25 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre, për t’u strehuar te të afërmit si pasojë e situatës problematike, ndërsa dëmet e shkaktuara në bujqësi e blegtori janë shumë të mëdha.

Për momentin banorët janë strehuar tek të afërmit, por dëme të mëdha ka dhe në rezervat ushqimorë dhe të mbjellat. /Tch/Telegrafi/ 

https://top-channel.tv/video/top-channel-rreshje-te-dendura-ne-vlad-te-tropojes-rruget-kthehet-ne-lumenj/