Bora mbuloi rërën në shkretëtirën e Saharës, pasi temperaturat ranë nën zero.

Një “batanije e akullt” mbuloi dunat, një fenomen i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë – ku temperaturat arrijnë shifra rekord në 58 gradë, transmeton Telegrafi.


Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur fotografi mbresëlënëse të borës dhe akullit në Ain Sefra, në veriperëndim të Algjerisë.

1 147

Brenda natës, zhiva në termometër në qytetin algjerian ka regjistruar temperaturën prej minus dy gradë.

2 1

Në shikim të parë krijohej përshtypja sikur Sahara është mbuluar me “një batanije gjigante të akullt”.

2 49

Rëra e mbuluar me borë po ndodh për herën e pestë në 42 vitet e fundit në këtë qytet, ku në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021 janë parë pamje të ngjashme.

3 36

Ain Sefra është rreth 5 mijë metra në lartësi mbidetare dhe është e rrethuar me malet Atlas.

4 34

Shkretëtira e Saharës mbulon shumicën e territorit të Afrikës Veriore, e sipas ekspertëve Sahara që sot është shumë e thatë, pas 15 mijë viteve pritet të jetë e gjelbëruar. /Telegrafi/

5 26

6 21

7 19

8 16

9 11

10 9

11 10