LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: ‘Po mbjellim të ardhmen e vendit tonë brenda Evropës

Reshitaj: ‘Po mbjellim të ardhmen e vendit tonë brenda Evropës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, sot iu bashkua aktiviteteve të organizatës rinore “Kuvendi i të rinjve të Suharekës”, me rastin e Ditës së Evropës – 9 maj.

Me këtë rast ministrja Reshitaj së bashku me kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj e shumë vullnetarë të rinj mbollën pemë dekorative në oborrin e Komunës së Suharekës, te parku i qytetit dhe në fshatin Sellagrazhdë si dhe rregulluan pjesë të gjelbra në këtë qytet.

Gjatë këtyre aktiviteteve ministrja Reshitaj përgëzoi të rinjtë për vullnetin dhe punën e tyre në mbrojtjen dhe kujdesin që kanë për mjedisin duke vlerësuar se duke mbjellë drunjë e duke u kujdesur për zonat e gjelbra “ne mbjellim të ardhmen e vendit tonë brenda Evropës”.


Reshitaj deklaroi se do të punojnë bashkë  edhe me të rinjtë për të rritur nivelin e kujdesit ndaj mjedisit.

Aktiviteteve me rastin e 9 majit iu bashkuan edhe udhëheqësit e bashkësive fetare, myslimane e katolike në Suharekë, duke mbjellë së bashku pemë me ç‘rast ministrja Reshitaj vlerësoi se aktivitetet e tilla të përbashkëta ngritin nivelin e tolerancës ndërfetare në Kosovë, si vlerë e lartë civilizuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori