LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Ordinancat private t’i dhurojnë QKMF-ve materialet shëndetësore

Reshitaj: Ordinancat private t’i dhurojnë QKMF-ve materialet shëndetësore

Deputetja e AAK-së dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Albena Reshitaj, i ka bërë thirrje ordinancave private shëndetësore që materialet dhe medikamentet e tyre t’i japin donacion për QKMF-të.

Sipas saj, kjo do ta ndihmonte shumë Kosovën në luftën kundër pandemisë koronavirus.

“Sot, më shumë se kurrë nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim humanitar, ka shkruar Reshitaj, në një postim në Facebook.


Postimi i plotë i Reshitajt:

“Të nderuar kolegë,

Duke pasur parasysh situatën nëpër të cilën po kalojmë me pandeminë, sidomos paralajmërimet se po hyjmë me një fazë kritike, shumë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna janë duke u ballafaquar me mungesë serioze të materialeve mjekësore si: dorëza, maska, mantela për një përdorim, rroba sanitare, dezinfektues, medikamente anti-inflamatore etj, materiale këto të cilat janë shumë të nevojëshme dhe të rëndësishme për jetën e kolegëve tanë pranë këtyre qendrave të Mjekësisë Familjare.

Në këtë situatë të ndjeshme, dua të bëjë një ftesë publike për të gjithë kolegët të cilët posedojnë ordinanca private mjekësore e stomatologjike.

Kolegët dhe qytetarët tanë më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën tonë, andaj të gjithë ata që posedojnë në stoqet e ordinancave private materiale si: dorëza, maska, mantela për një përdorim, rroba sanitare, dezinfektues, medikamente anti-inflamatore etj, sa më parë këto materiale mjekësore t’ua dhurojnë Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse .

Sot, më shumë se kurrë nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim humanitar, besoj në përgjigjen tuaj në këtë ftesë humane”, ka shkruar Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori