LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj kërkon përkrahje nga SHBA për ekonominë e gjelbër

Reshitaj kërkon përkrahje nga SHBA për ekonominë e gjelbër

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në ditën e fundit të vizitës zyrtare të saj në Washington, u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qëndrore, zyrtarë të lartë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe të Byrosë për Burimet e Energjisë.

Në takimin e parë u prit nga DepHan Goodman, zyrtar i Lartë për Kosovë, Louis Crishock, zyrtar për Diplomaci Energjetike pranë Byrosë për Burimet e Energjisë, si dhe Justin Heung, zyrtar Ekonomik pranë Departmentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qëndrore.

Sipas një komunikate të MMPH-së, përcjell Telegrafi, në këtë takim ministrja Reshitaj shprehu vizionin e saj për mjedisin dhe prioritetet qeverisëse, angazhimin për të bërë publikun të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë së ripërteritshme.


Ajo falënderoi shtetin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe kërkoi përkrahje në fushën e promovimit dhe subvencionimit të ekonomisë së gjelbër, miqësore me mjedisin.

Nga ana tjetër zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vitet e fundit 1.8 miliardë dollarë.

“Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë fusha duke përfshirë programin e shkencëtareve të rinjë ku përmes Ambasades Amerikane vitin e ardhshëm do të sjellim në Kosovë ekspertë për fusha të caktuara që pala Kosovare i identifikon si të nevojshëm” deklaruan nder të tjerash zyrtarët amerikan.

Në fund të takimit palët u zotuan që do të intensifikojnë veprimet e përbashkëta në nxitjen e investimeve kapitale në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit në veçanti.

Në takim me zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, në ngritjen e kapaciteteve, ruajten e ekosistemeve, florës e faunës.

Gjatë vizitës zyrtare të saj në Ëashington Reshitaj mori përkrahje nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori