Rap-artisti i ri nga Mitrovica, Abbi, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Bennzi” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar Radical Records & Cappa`L.


Për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi, i cili brenda këngës ka përmendur edhe një emër tjetër të njohur nga estrada.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube në versionin audio me tekst, ndërsa që në orët e para ka marrë komente të mira nga fansat.

Abbi është një emër i i ri i skenës, por që tashmë numëron disa projekte të publikuara.

Ai synon që të bëhet një reperi “in” i skenës, dhe si i tillë është vazhdimisht i angazhuar në studio duke punuar për projekte të reja. /Telegrafi/