Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2025.
Në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-23,3%); skema për pensionet e Trepçës (-20,5%); skema e ndihmës sociale (-13,5%); skema për pensionet familjare (-8,6%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-2,3%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,9%); skema për veteranët e luftës (-1,3%);skema e kompensimeve për personat e verbër (-1,0%).
Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.
Në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,0); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (8,2%); skema e pensioneve bazike të moshës (5,6%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,9%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,4%)./Telegrafi/












































