Çmimet e naftës në bursat botërore sot shënojnë rënie të vogël, pasi që dje arritën vlerën më të lartë në 18 muajt e fundit.
Analistët vlerësojnë se rënia e çmimeve të energjensit i referohet kujdesit të investuesve në pritje të vendimit të Drejtorisë Amerikane të Rezervave Federale (Fed) rreth politikës së ardhshme monetare.
Në Bursën në Londër “brenti” i Detit të veriut sot u lirua për 0,2 për qind në 55,57 dollarë për barel, derisa në tregtimet elektronike në Bursën e Nju-Jorkut, çmimi i naftës “së lehtë” amerikane u ulë për 0,4 për qind në 52,65 dollarë për barel.
Në tendencën për lirim të naftës në mënyrë drastike nuk ndikoi publikimi i sotëm i të dhënave të cilat tregojnë për stabilizim të rritjes ekonomike të Kinës, e cila është ekonomia e dytë në botë për nga madhësia dhe njëra ndër konsumueset kryesore të energjensëve.
Këto të dhëna tregojnë se në nëntor tregtia me pakicë dhe prodhimi industrial janë rritur me shkallë më të lartë se pritjet, përderisa rritja e investimeve është në kuadër të parashikimeve.
Ulja e çmimit të naftës vjen së bashku me rënien e vlerës së dollarit lidhur me valutat konkurruese, në prag të vendimit të Fed-it.
Në Bursën e Tokios një dollar këmbehet për 115,20 jenë, pasi që dje ai vlente 116,12, që është vlera më e lartë prej shkurtit të këtij viti.
Dollari u dobësua edhe në raport me euron, kështu që sot një valutë evropiane këmbehet për 1,0630 amerikane. Dje një euro kushtonte 1,0560 dollarë.
Ndryshimet e këtilla vijnë në prag të fillimit të sotëm të mbledhjes dyditëshe të kryesisë së Fed-it, në të cilën pritet të sillet vendim për rritjen e shkallës themelore të interesit në SHBA për ndërmjet 0,25 dhe 0,5 pikë procentuale, që do të ishte rritja e saj e parë pas pothuajse një viti.
Analistët janë pothuajse njëqind për qind të sigurt se Fed do ta rrisë shkallën themelore të interesit.
“Disa investues, posaçërisht hexh fondet amerikane, vendosën ta tërheqin fitimin e tyre në prag të mbledhjes sl Fed-it dhe festave të Krishtlindjes. megjithatë gjasat për dobësim drastik të dollarit janë të limituara”, konsideron drejtori i kompanisë “Global Info”, Kaneo Ogino.
Drejtori i fondit investues “Sumitomo Micui”, Masashi Oda vlerëson se disa investues në investimet e veta tashmë e kanë përllogaritur edhe rritjen e pritur të shkallës themelore të interesit në SHBA.
Krahas vendimit të Fed-it për shkallën e interesit, e cila duhet të publikohet nesër, ndaj bursave ndikim pati edhe ndryshimi i pritur i politikës ekonomike pas marrjes së detyrës të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp.
Tramp gjatë fushatëps premtoi rritje të konsumit fiskal dhe të investimeve në infrastrukturë, si dhe ulje të tatimeve.
Masat e këtilla, sipas shumicës së analistëve, do të shkaktojnë rritje të inflacionit në SHBA në vitet në vijim, për ç’shkak Fed-i do të mund ta përshpejtojë tempon e rritjes së lartësisë së shkallës themelore të interesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa