Renditja e UEFA-s për klubet shqiptare: Shkëndija e para, Drita lider për Kosovë

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në pesë sezonet e fundit.
Drita është klubi me renditjen më të lartë nga liga e Kosovës, duke u renditur në vendin e 199-të, të ndjekur nga pas prej Prishtinës, Ballkanit, Llapit, Gjilanit dhe Ferronikelit.
Sa i përket ligës së Shqipërisë, Laçi është klubi që pozicionohet më së miri, duke zënë vendin e 174-të, gjersa më pas vijnë, Partizani, Teuta, Kukësi, Tirana, Vllaznia, Luftëtari.
Nga liga e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mban vendin e 151-të në ranglistën. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq listën e klubeve edhe nga Shqipëria e Kosova.
Renditja e klubeve:
Kosovë 199) Drita 304) Prishtina 334) Ballkani 370) Llapi 371) Gjilani 372) Feronikeli

Shqipëri 174) Laçi 254) Partizani 280) Teuta 282) Kukësi 298) Tirana 338) Vllaznia 411) Luftëtari

Maqedoni e Veriut 151) Shkëndija 185) Shkupi 356) Makedonija Gj.P. 361) Sileksi 382) Akademia Pandev 409) Renova 417) Struga 418) Vardari 418) Rabotniçki. /Telegrafi/



















































