Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka parashikuar rënie të të ardhurave dytësore në ekonominë e vendit, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja e Coronavirusit.
Remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas BQK-së mund të pësojnë rënien sikur në krizën ekonomike botërore të vitit 2009.
Vëllimi i dërgesave të emigrantëve, sipas raportit vjetor të BQK-së të vitit 2009 ishte zvogëluar për 5.5 për qind duke shënuar rënie në 505.6 milionë euro nga 535.4 milionë euro, sa ishte në vitin 2008.
Në të njëjtën periudhë edhe ekonomia e Kosovës, sipas këtyre të dhënave, kishte shënuar rënie të rritjes ekonomike nga 4.5 për qind në 3.6 për qind.
Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se për muajin janar dhe shkurt nuk ka pasur rënie të remitencave, por që kjo rënie mund të vërehet në muajin mars ose prill.
Nga të dhënat e fundit të BQK-së për dy muajt e parë të vitit 2020, thotë Ahmeti, vlera e remitencave të dërguara ishte 123.7 milionë euro.
“Remitencat janë një nga kanalet që mund të preken për shkak të krizës pandemike. Kosova ka një varësi mjaft të lartë nga remitencat, duke pranuar një shumë prej mbi 10 për qind të Bruto Produktit Vendor në baza vjetore. Rënia e aktivitetit ekonomik në vendet e zhvilluara, sidomos në ato vende ku tradicionalisht kemi pasur më së shumti dërgesa për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, mund të ndikojë në zvogëlimin e këtij burimi shumë të rëndësishëm për financimin e konsumit në vendin tonë”, thotë Ahmeti.
Lirim Krasniqi, hulumtues dhe analist i politikave në organizatën joqeveritare Germin, që merret me organizmin e diasporës, tha për Radion Evropa e Lirë, se remitencat do të shënojnë rënie, pasi që kjo situatë e krijuar ka prekur shumë sektorë të ekonomisë, ku emigrantët nga Kosova punojnë.
“Nga disa analiza që janë bërë jo për Kosovën, por për vendet tjera, vërehet që do të ketë një lëvizje prej 10 deri në 20 për qind të uljes së kapaciteteve financiare të diasporës në dërgesat ndaj vendeve amë. Kjo shkallë do ta prekë edhe Kosovën dhe pritet që në muajt e ardhshëm të kemi një ulje të remitencave”, thotë Krasniqi.
Që nga viti 2014, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, të publikuar në vjetarin e Kosovës për vitin 2019, thuhet se remitencat kanë pasur trend të rritjes.
Në vitin 2019, vlera e remitencave ishte mbi 800 milionë euro.
Shuma e dërgesave nga diaspora brenda një viti konsiderohet se është edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve besohet se hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera, të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.
Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
Rënia e dërgesave nga diaspora, shton Krasniqi, do të krijojë probleme ekonomike dhe sociale në Kosovë.
“Kjo do të ndikojë në mënyrë direkte në fuqinë blerëse për konsumatorët kosovarë, pasi që ne e dimë se remitencat shpenzohen për konsum dhe familjet kosovare do të kenë një ulje të fuqisë blerëse dhe kjo do të ketë efekte zinxhiror në aspekte tjera të ekonomisë. Do të ketë pasojë jo vetëm në muajt e ardhshëm, por për një periudhë afatgjate”, thotë Krasniqi.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të ASK-së, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë