LAJMI I FUNDIT:

Reklamat pa leje: Gjoba për “grafitet” në rrugën “B” (Video)

Reklamat pa leje: Gjoba për “grafitet” në rrugën “B” (Video)

Logot e firmave që u vendosën në murin e rrugës “B” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, së shpejti do fshihen nga komuna. Kjo pasi sipas drejtorit të Inspeksionit Xhelal Sveçla, ato u vendosën pa leje.

LEXO PO ASHTU: Artit në rrugë përfundoi me reklama pa leje (Video)

Anëtari i kompanisë “ Trend Light”, Arian Lluka, i cili pagoi disa punëtorë për të lyer murin me logon e kompanisë, thotë se u gjobit me 150 euro nga Komuna. Ndërsa, thotë se ajo çfarë kishin vizatuar punëtorët rrinte mirë.


Komuna e Prishtinës ka vendosur që “bukurinë” e këtij muri ta rikthejë përsëri, por jo me reklama e logo kompanish, por me grafite që do të bëhen nga artistë të ndryshëm. /Klan Kosova/