LAJMI I FUNDIT:

​Reka kërkon ndihmën e Austrisë për heqjen e vizave

​Reka kërkon ndihmën e Austrisë për heqjen e vizave

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministren Federale të Austrisë për BE dhe për Kushtetutën Karoline Edtstadler, me të cilën ka biseduar në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Duke iu falënderuar Austrisë për mbështetjen tradicionale të rrugës evropiane të Kosovës, ministri Reka i kërkoi ministres Edtstadler, që si shtet mik i Kosovës, t’i bindë shtetet e pakta hezituese për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si në prag të Samitit të Zagrebit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe gjatë samitit të rregullt të Këshillit Evropian në qershor 2020.

Nga ana e saj, ministrja Edstadaler ri-konfirmoi përkrahjen austriake për Kosovën në procesin integrues dhe në veçanti për liberalizimin e vizave.


Ajo tha se ka progres në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja Edtstadler tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Austrisë në këtë proces. Ajo theksoi se Programi qeveritar i Austrisë mbështet tutje përpjekjet për arritjen e liberalizimit të vizave, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori