Përzgjedhësi Edi Reja u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, por i zhgënjyer me të dytën, teksa në intervistën për “Kuqezi” në SuperSport, tha se ekipi pësoi një “black-out” në minutat e para, duke gabuar gjithçka.
Tekniku italian shpjegoi edhe zëvendësimet që bëri, teksa shprehu keqardhje që skuadra shkoi shumë herë në zonën kundërshtare, por pa ia dalë të godasë portën e Islandës.
Në pjesën e parë u duk se ishte një mbrëmje ku do të fitonim, por çfarë ndodhi në 45-minutëshin e dytë?
Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të kalojmë edhe në avantazh, por në fillim të pjesës së dytë dhuruam golin e barazimit dhe komplikuam gjithçka. U barazuam për 4 minuta dhe nuk bëmë asgjë nga ato që duhej të bënim. Më pas u mbyllëm, ndërkohë që mund të sulmonim më shumë. Më vjen keq, por në pjesën e dytë patëm një rënie dhe nuk ishte e lehtë të shkonim sërish te goli.
Mos do të ishte më mirë që në vend të Veselit, të aktivizonit Roshin në minutat e fundit?
Roshi nuk ishte mirë, pasi për shumë ditë nuk u stërvit me grupin. Kishte temperaturë dhe nuk ishte në gjendje për të luajtur, ndaj nuk mund të rrezikoja.
Në gjysmën e pjesës së dytë a mund të ndryshonim diçka, për të aktivizuar një lojtar si Bajrami, që ka më shumë fantazi?
Nuk është çështje skeme, por unë bëra dy zëvendësime në sulm, pasi të gjithë dyluftimet po i fitonin islandezët. Për pjesën tjetër, manovra ishte e organizuar shumë mirë, pasi ishim shumë herë pranë zonës dhe zbritëm shpesh me Hysajn. Megjithatë nuk bëmë dot një gjuajtje, ndonëse shkuam shumë shpesh në zonën kundërshtare. Më vjen keq, megjithatë duhet të shohim përpara, pasi kemi një ndeshje me Izraelin, ku do të kërkojmë të marrim fitoren, pasi kemi objektivat tona në këtë kompeticion.
Mos ndoshta gabimi në mbrojtje shkaktoi pasiguri në skuadër?
Fakti që pësuam gola për 4 minuta nga nisja e pjesës së dytë, ishte fatkeqësia jonë. Duhej ta mbanim avantazhin të paktën për 15 minuta, që t’u shkaktonim tension dhe t’i detyronim të hapeshin. Janë gabime të pafalshme, që duhet t’i shmangim. Pas barazimit, ata dolën në lojën që donin të bënin, pasi janë shumë të fortë fizikisht dhe në kundërsulm bëhen të rrezikshëm. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës