Edy Reja ka folur pas ndeshjes ndaj Lituanisë, sfidë në të cilën kombëtarja shqiptare regjistroi barazimin e dytë radhazi pa gola.
Trajneri i italian i kuqezinjve e pranoi se Shqipëria gaboi shumë në sulm dhe ky është një problem që duhet zgjidhur në dy ndeshjet e radhës në cilat Shqipëria do të tentojë 6 pikë për të fituar edhe grupin.
“Është një situatë që realisht më vjen keq. Në këtë ndeshje, krijuam shumë raste, na u mohua edhe një penallti. Patëm dhe një rast në fund me Trashin, edhe Seferi pati një rast. Gjithsesi, këto nuk janë justifikime, ne duhet të shënojmë, nëse nuk shënojmë, është faji ynë. Lenjani? Dha kontributin e vet në pjesën e parë, pastaj zgjodha Trashin se ka karakteristika disi të ndryshme”.
“Provova të ndryshoj për të dhënë një shtysë më shumë për sulmin. Anësorët harxhojnë shumë energji dhe për këtë arsye ndërrimet bëhen aty. Shpresoj të kem mundësi ta ri-bëj skuadrën dhe të rikuperojmë lojtarë. Provuam disa të rinj, që dhanë sinjale të mira, ndaj do të bëjmë vlerësimet tona për të ardhmen. Edhe Kallaku luajti mirë ndeshjen e shkuar. Edhe sot të rinjtë luajtën mirë, krijuam raste në të dy ndeshjet, krijojmë raste për gol, por për fat të keq nuk shënojmë dhe na duhen lojtarë të ftohtë në zonën kundërshtare”.
“Kumbulla ishte zgjedhje e imja, mendoj se ishte veprimi i duhur, pavarësisht se çdokush ka idenë dhe vlerësimin e tij. Edhe Broja bëri një ndeshje të mira, jo ndoshta aq të mirë sa kundër Kazakistanit, por bëri mirë. Detyra ime është të bëj rotacion, sidomos me të rinjtë, që të fitojnë eksperiencë dhe të kontribuojnë për ekipin. Jam munduar që të shfrytëzoj çdo hapësirë rotacioni. Të njëjtën gjë bëra dhe sot, me Manajn dhe Vrionin. Është e vështirë kur je në transfertë, në një ndeshje pas tre ditësh me udhëtime të gjata. Jo gjithmonë është zgjedhja ime, jam i detyruar të bëj ndërrime”.
“Dy ndeshjet që na presin, janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë me objektivin tonë, që të jemi në krye të grupit. Këto dy barazime që morëm, nuk më bëjnë të ndihem mirë, por në një farë mënyrë është një shtysë për të marrë më shumë”, u shpreh Reja. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania