Sergio Reguilon është bashkuar me Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës në vitin 2020.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka bërë paraqitje shumë të mira në Angli gjë që e ka bë pishman Realin që e larguan.


Por dëshira e lojtarit është që të rikthehet një ditë në Santiago Bernabeu për të qenë i rëndësishëm për skuadrën e zemrës së tij.

ErpBwlYXYAIBjdl

Kampionët në fuqi të Spanjës e shitën atë për 30 milionë euro, por që kanë një klauzolë ku i lejohet ta riblejnë në verën e vitit 2021 ose në verën e vitit 2022.

24-vjeçari dëshiron të rikthehet në Madrid dhe duket se Reali do ta aktivizojë klauzolën për ta riblerë atë.

https   hotspurhq.com wp content uploads getty images 2017 07 1296222417

Megjithatë madrilenët do të duhet të shpenzojnë 10 milionë euro më shumë se sa e shitën Reguilonin për rikthimin e tij.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Real Madridi do ta aktivizojë këtë klauzolë për ta rikthyer Reguilonin në Madrid dhe për t’i dhënë hapësira në formacionin bazë atij. /Telegrafi/

telegrafi sport app