Regjistrohen 718 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.044 testime për coronavirus, ndërsa 718 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 505, Manastir - 30, Kumanovë - 29, Prilep - 26, Kavadar - 23, Gjevgjeli - 14, Veles - 10, Gostivar dhe Strumicë - nga 8, Tetovë - 7, Shtip, Kërçovë dhe Dellçevë - nga 6, Negotinë dhe Resnjë - nga 5, Struga, Bogdanci dhe Demir Hisar - nga 4, Shën Nikolla dhe Radovishi - nga 3, Ohri, Kriva Pallanka dhe Dibra - nga 2, Koçani, Vallandova, Probishtip, Kratovë, Krushevë dhe Kamenica e Maqedonisë - nga 1.
Prej këtyre rasteve, 95 janë riinfektime.
Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar 14 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë nga periudha 12 janar 2022 deri 22 janar 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.244 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 256.996, prej të cilëve 228.736 janë shëruar, ndërsa 8.240 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (24 janar) është 20.020./Telegrafi/


































