Regjistrohen 674 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.156 testime për coronavirus, ndërsa 674 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 352, Manastir - 44, Veles - 33, Prilep - 31, Kavadar - 27, Kumanova - 22, Gjevgjeli - 21, Kërçovë - 17, Strumicë - 16, Tetova dhe Gostivar - 12, Ohri - 11, Negotinë - 10, Resnjë - 9, Radovishi - 8, Shtip - 6, Koçani, Struga, Sveti Nikolla, Vallandova dhe Krusheva - nga 5, Makedonski Brod dhe Demir Kapija - 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Berova, Dibra dhe Bogdanci - nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar - nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 9 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31 janar deri 20 shkurt 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 978 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 295.082, prej të cilëve 280.675 janë shëruar, ndërsa 8.958 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (23 shkurt) është 5.449./Telegrafi/









































