Refuzohet oferta e PSG-së për Belottin, Torino kërkon 100 milionë euro

246:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 12: Andrea Belotti of FC Torino celebrates a goal during the Serie A match between FC Torino and Pescara Calcio at Stadio Olimpico di Torino on February 12, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images) 12:"Getty Images
Torino vazhdon të kërkojë 100 milionë euro për Andrea Belottin, ndërsa Paris Saint-Germaini është klubi i fundit që është refuzuar për shërbimet e tij.
Futbollisti italian ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij që është valide vetëm për klubet jashtë Italisë dhe Granata nuk e ka në plan që të tërhiqet nga kjo shifër.
Sipas La Stampa, PSG ka ofruar 60 milionë euro, mirëpo Torino e ka refuzuar menjëherë dhe ka kërkuar të paguhet klauzola.
Besohet se dy klubet do të vazhdojnë bisedimet për çmimin e Belottit në javët në vijim.
Ndërkohë, Torino kërkon ta transferojë Salvatore Sirigun nga PSG. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































