LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Nenad Arsiqit, i dënuar për krime lufte

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Nenad Arsiqit, i dënuar për krime lufte
Foto: Arkiv

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit Nenad Arsiqit për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të dënuarit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e mbajtur me 6 shtator, e refuzoi atë si të pabazuar.

Në aktgjykimin PML nr. 280/2021, Gjykata Supreme vëren se gjykatat e instancave më të ulëta, e posaçërisht gjykata e shkallës së parë si gjykatë e faktit në mënyrë të gjithanshme ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për të gjitha provat e administruara dhe po ashtu edhe përkitazi me mbrojtjen e të dënuarit.

Ndaj, siç ka konstatuar gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj dhe të cilin konstatim e aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme, “skeleti i akuzës bazohet në dëshmitë e të dëmtuarve përkatësisht dëshmitarëve S. dhe J.Sh, andaj me të drejtë, dëshmitë e tyre kanë qenë dëshmi vendimtare në këtë çështje penale”.


Tutje në aktgjykim theksohet se dëshmitë e dëshmitarëve vlerësohen në tërësinë e tyre, janë dëshmi të besueshme dhe konsistente, dhe se përfundimet e gjykatave të instancave më të ulëta gjyqësore i aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori