Një njeri, pa emër dhe ID personale që nuk është e rendësishme për debatin tonë, ik nga varfëria e vendit të vet, nga rreziqet dhe nga mënyra e rendë e jetesës në vendlindje; ik nga keqtrajtimet e shtetit, apo të komunitetit. Kështu, futet në rrëfimin tonë të sotëm i cili shtron dilemën se çka paraqet liri për një refugjat, çka paraqet liri për qytetarin e vendit mikpritës i cili detyrimishthapë dyert për një numër të kufizuar të refugjatëve, sepse është i detyruar të ruajë gjendjen funksionale të sistemit të vet ekonomik dhe politik që krijoi atë mirëqenie.
Vendi mikpritës, i cili mund të jetë secili vend i zhvilluar evropian, apo perëndimor, i hap dyert gjithsesi se ka nevojë për fuqi punëtore, apo për popullatë më të re, por edhe sepse ka zemërgjerësi për të strehuar njerëzit me halle dhe nevoja. Por, nuk mundet të lejojë që “anija” të ngarkohet tepër dhe të fundoset. Nuk mundet gjithashtu të lejojë të ndërrojnë faktorët themelorë të cilët e bënë atë vend të tillë si është dhe për çka është atraktiv për miliona qytetarë nga mbarë bota.
Pra, heroi ynë, pa emër, pasi heq të zitë e ullirit për të gjetur një mënyrë për të ikur nga vendi i tij, pasi shet shtëpinë dhe gjithçka që ka, ik nga vendlindja e tij ku zakonisht sundojnë udhëheqës dhe ideologji autoritare, dhe bën përpjekje mbinjerëzore për të kaluar barrierat dhe për të arritur një vend për jetë të dinjitetshme për të cilën mendon se i ofron liri të madhe për të shprehur vetveten, e sidomos punë. Heroi ynë fillon t’i rezistojë ndryshimit. Në të shumtën e rasteve synon ta rindërtojë lagjen e vet, në vendin e ri, duke sjell të afërm dhe duke ruajtur me xhelozi adetet, shprehitë e madje edhe armiqësitë që i solli me vete.
Shpeshherë, në pafuqi për t’u ngritur në krye të shoqërisë, fillon të ndërtojë sisteme paralele që zakonisht merren me veprimtari kriminale nga ku qarkullojnë shuma të mëdha parash. Ëndrrën e tyre për pasurim të shpejtë e realizojnë rrugëve të krimit, pa ndonjë brejtje të ndërgjegjes për këtë. Por, shumica megjithatë jeton duke e respektuar sistemin zyrtar të vlerave, por edhe duke rezistuar të integrohet, çka shpesh nënkupton asimilimin, sidomos në gjeneratën e dytë, të tretë apo më tej. Kjo ndjenjë e shkëputjes së “kërthizës” nga kultura bazë mbetet e dhimbshme dhe krijon terren për rezistencë, me çka vendet perëndimore me vështirësi po arrijnë të përballen duke lejuar që liritë të përdoren për të rindërtuar duke bashkëjetuar me një sistem autoritar të sjell me vete.
Pra, pas disa vitesh, pasi ka gjetur punë, ka blerë veturë të shtrenjtë, e gjejmë të njëjtin duke refuzuar të integrohet dhe duke u ankuar për diskriminim, sepse shoqëria e re nuk po e lejon të restaurojë atje mënyrën e jetesës nga e cila kishte ikur, apo nuk ka mirëkuptim për ideologjitë autoritare të cilat e “udhëzojnë” të mos ndryshojë asgjë nga e “vetja”. Nuk ndihen pra mirë në rrobën e re!
Heroi ynë kërkon që në vendin e ri të rikonstruktohet mënyra e jetesës nga e cila kishte ikur. Kjo është diçka normale për çdokënd që ndërron vendbanim, e madje edhe duke lëvizur nga vendbanimi në vendbanim – qoftë edhe brenda të njëjtës kulture. Por, zakonisht nuk arrin të formësohet në identitet kolektiv, si pretendohet të krijohet në vende të BE-së, nga refugjatët – kryesisht nga vendet me popullsi të besimit islam. Kjo ka marrë formën e luftës ideologjike.
Shumë nga ata kërkojnë të vendoset pushteti i Zotit, dhe atë i Zotit të tyre mbi të gjithë tjerët, si dhe normat e obligueshme të sjelljes – përfshirë organizimin e shoqërisë dhe të shtetit. Krejt kjo duke e shfrytëzuar një sistem të lirisë i cili u ndërtua pikërisht duke e ndarë Tokën dhe Qiellin dhe duke i shndërruar “delet” në qytetarë të cilët nuk kanë nevojë për barinj që i qethin apo që i bëjnë kurban, por vetëm për përfaqësues.
Kështu, pas disa vitesh dikush që nuk arriti të përmirësonte aspak jetën në vendin e vet, i cili zakonisht dallohet për mungesë të lirive demokratike dhe tolerancës, dhe si vend ku ekonomia nuk funksionon, kërkon të “përmirësojë” vendin i cili e mirëpriti, i cili ka liri të madhe dhe standard më të lartë ekonomik nga ai nga i cili dikur kishte ikur. Kjo ide e re e ka bazën në besimin se fajtor për mosfunksionimin e një sistemi të tillë autoritar të vlerave është varfëria. Dhe, as nuk debatohet se varfëria mbase ishte pasojë e një mënyre të tillë të organizimit të jetës shoqërore dhe të lirisë së munguar.
Edhe pse këto vende, zakonisht mikpritëse, lejojnë që së paku në pushtetin lokal të votojnë dhe të zgjidhen refugjatët, dhe shpesh nga partitë e majta kryesisht kemi edhe deputetë apo zyrtarë (deri në ministra, si ndodh për shembull në vendet skandinave) me origjinë nga vendet dhe kultura joevropiane, shtetasi i ri nuk është i kënaqur me të drejtat si qytetarët e tjerë, por shpesh kërkon liri shtesë. Sidomos bëhet problematike kur kërkohet promovimi i ideve autoritare, antidemokratike, duke i mbuluar ato me të drejta të njeriut, sidomos me çështje të besimit.
Në këtë rast, çështja e besimit nuk nënkupton thjesht ritualet apo raportin individual dhe kolektiv me Krijuesin, por nënkupton “të jetosh ashtu si ka thënë Krijuesi”. Krijuesi i refugjatëve, në këtë rast, dallon prej atij të mikpritësve. Edhe raporti civilizues me të.
Këtu vijmë te problem më fondamental i cili në fakt është pika kritike ku një marrëdhënie mes kulturave dhe civilizimeve mund të shndërrohet në bashkëpunim apo në përplasje. Këtu vijmë deri te moment kur civilizimi perëndimor ende nuk ka gjetur mënyrën të sqarojë qytetarët e vet të rinj se pikërisht fitorja mbi teokracinë e bëri Perëndimin këtë që është – të zhvilluar ekonomikisht dhe me liri qytetare të cilat lakmohen nga qytetarët e botës.
Nuk ka dyshim se duhet gjetur një mënyrë për të shpjeguar arsyet përse miliona ikin nga vendi i tyre dhe nuk kthejnë në fqinjësi në vendet super të pasura ku sundon një regjim i rreptë i diktuar nga Sheriati, një kulturë jetese e përafërt, por ikin e gjejnë strehë në vende me besim krejt tjetër e të cilat para disa shekujsh e kanë ndarë shtetin nga feja. Nëse duhet të mos besojmë në teori konspiracioni të cilat thonë se Evropa po pushtohet përmes refugjatëve, atëherë intelektualët nga këto vende duhet të japin një shpjegim se çka paraqet identitet e çka ideologji dhe politikë në bagazhin “identitar” të cilin refugjatët e sjellin me vete në Evropë.
Duke kërkuar liri të cilat bien ndesh me ato të cilat vendorët nga kontinenti i vjetër i kanë fituar shumë shekuj më parë, përmes luftërave dhe lëvizjeve qytetëruese, sidomos ato rreth përzierjes së religjionit me shtetin dhe pushtetin, krijohet vorbulla e konfliktit që synon me e pengu integrimin e të ardhurve në shoqëri dhe madje për të dëshmuar njëfarë epërsie rreth parimeve të drejtësisë dhe moralit ndaj civilizimit perëndimor. Mbi këtë bazë ndërtohet ideja për të cilën angazhohen mjaftë të rinj të sapoardhur, të gjeneratës së dytë, e madje edhe të tretë, se duhet madje luftuar për idenë se në shoqëri duhet të mbretërojnë vullneti i Zotit përmes përfaqësuesve të Zotit, apo se duhet të jetohet me rregullat e librave të shenjët duke mos e lejuar kurrfarë reforme apo kurrfarë përshtatje me realitetin krejt ndryshe ekonomik, social dhe kulturor. Kjo bie ndesh me postulatet e civilizimit perëndimorë, i cili niset nga ideja se shoqëria njerëzore organizohet dhe qeveriset në bazë të vullnetit të qytetarëve dhe se besimi është çështje private e tij të cilën nuk mundet askush të e pengojë. Por, as qytetari nuk mundet t’ua imponojë të tjerëve duke e bërë të detyrueshme.
Përvoja e inkuizicionit, kur në emër të Zotit qeverisej në Tokë dhe në emër të Zotit gjykoheshin qytetarët edhe për mendimet e tyre, i mësoi evropianët se Mbretëria e Qiellit nuk mund të ndërtohet në Tokë, por mund të ndërtohet një shoqëri e lirë ku qytetari zbaton vullnetin e vet përmes përfaqësuesve të zgjedhur. Kjo, për pjesën më të madhe të globit, mund të duket si një “Parajsë në Tokë”. Por, kjo parajsë e ka zotin e vet dhe ky është qytetari. Kjo duhet doemos të sqarohet – më tepër se nga shteti, nga intelektualët evropian; kjo duhet të trajtohet nga intelektualët të cilët e synojnë Evropën – jo për ta pushtuar me kamikazë, po për të ndërtuar ura në mes të civilizimeve.
Kjo është nyja ku merret kthesa në udhëkryqin civilizues në të cilin intelektualët duhet të ndërtojnë shenja të qarta orientimi; duhet të ndërtojnë ura bashkëpunimi, dydrejtimëshe, duke ruajtur standardet e arritura civilizuese dhe duke promovuar liritë dhe humanizmin pa të cilin në fund të fundit asnjë sistem i qeverisjes nuk e arsyeton elzistimin e vet.
Pavarësisht se a nisemi nga ideja se Zoti e krijoi njeriun, apo njeriu e krijoi Zotin, intelektualët duhet të përpiqen të ndërtojnë një raport human në mes njerëzve, pa të cilin edhe motivet më njerëzore shndërrohen në egërsi dhe destruksion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!