Për sekretarin e Përgjithshëm të “Amnesty International”, Shalil Shetty, çështja është e qartë: qeveritë nuk mund ta “përdorin më opinionin publik si një justifikim” për t’u mbyllur dyert refugjatëve.
Popujt qenkan më të hapur se qeveritë e tyre.
Vërtetë që ministrat e Brendshëm dhe qeveritë përmendin në mënyrë të përsëritur se për fat të keq nuk mund të bëjnë më tepër për azilkërkues dhe refugjatët, për shkak se atyre u duhet të marrin në konsideratë ndjenjat ksenofobe në vend. Sidomos për t’u shënuar është dallimi mes rezultatit që doli nga sondazhi i “Amnesty International” për mendimin e njerëzve në Australi dhe qëndrimit të qeverisë së vendit, e cila ndjek një politikë azili tejet kufizuese.
Shtatë nga dhjetë prej australianëve të anketuar besojnë se vendi i tyre duhet të bëjë më shumë për refugjatët. Po ashtu është e habitshme se pothuajse 30 për qind e britanikëve dhe 20 për qind e grekëve do të ishin të gatshëm për të pranuar refugjatë në shtëpinë e tyre. Në Gjermani që renditet e dyta në Indeksin e Mirëseardhjes, një gjë të tillë do ta bënte një ndër dhjetë.
Nëse gjendja është vërtet shumë pozitive se sa mendohet, atëherë pse populli britanik nuk i kërkon qeverisë së vet që t’i lejojë të hyjnë emigrantët e bllokuar në Kale (Calais)? Pse nuk ka më shumë refugjatë të strehuar në shtëpitë private greke? Dhe pse ka ende kaq shumë refugjatë që jetojnë nëpër klasat e gjimnazeve gjermane dhe jo nëpër familje gjermane? Me sa duket shifrat duhen lexuar me një lloj skepticizmi.
Një arsye për vlerat çuditërisht pozitive mund të jetë një fenomen i njohur: sikurse shumë njerëz trembën në anketa që të shprehen pozitivisht për partitë e drejtë, ata anasjelltas janë të prirur për t’u dukur më filantropikë nga sa janë në fakt. Për më tepër, pyetjen mund ta shohim edhe thjesht teorikisht. Në qoftë se gatishmëria për të pranuar refugjatë në shtëpi do të ishte me të vërtetë aq e madhe siç del nga sondazhi – do të shumë më pak probleme për strehimin e tyre.
Domethënëse është që pothuajse në të gjitha vendet e anketuara shumica prej dy të tretash e më shumë mendojnë se njerëzit duhet ta kenë mundësinë për t’u strehuar në vende të tjera. Në këtë formë të përgjithshme kjo mund thotë: po, në vendin fqinjë dakord, por jo këtu te ne ju lutem. Edhe vlerat pothuajse aq e larta për miratimin e pyetjes: “Nëse qeveria e vendit tuaj duhet të bëjë më shumë për t’u ndihmuar refugjatëve të ikur lufta apo persekutimi” mund të interpretohin që “ndihma” nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata të pranohen në vend, por për shembull me ndihma financiare ose mjekësore në kampet e refugjatëve në rajonin e origjinës.
Padyshim surpriza më e madhe është Kina që kryeson në sondazh: gati gjysma e kinezëve të anketuar do të strehonte një refugjat në shtëpinë e vet, një vlerë tepër e bujshme. Por, pikërisht në lidhje me Kinën kjo çështje duket pa rëndësi praktike. Për shkak se Kina në përgjithësi nuk pranon pothuajse asnjë refugjat. Asnjë prej të anketuarve nuk ka nevojë pra të provojë nëse e mendon mikpritjen seriozisht.
Edhe pse shumë gjëra në statistikë mbeten mister – për shembull se pse kinezët janë shumë më shumë të hapur në këtë çështje se sa tajlandezët apo rusët – ajo ofron bazë për një sugjerim: përgjegjësia për refugjatë në botë duhet të shpërndahet shumë më mirë. Nëse për shembull popullsia e Kinës, e Koresë së Jugut apo Kilit janë për më shumë angazhim për refugjatët përse organizatat ndërkombëtare nuk ua vënë qeverive të këtyre vendeve këtë gjë si detyrë? Kurrë nuk ka qenë e qartë se pse pikërisht Gjermania pranoi në një vit më shumë se një milion vetë, kurse shumë të tjerë i kanë mbyllur plotësisht dyert deri më sot. Kjo me sa duket nuk lidhet gjithmonë me ndjenjat e popullsisë.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Nisma e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë pa përkrahje, nga LVV thonë se janë unikë

Analistët amerikanë të ndarë për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës

Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?