Thënia e moçme se “bora bie që të duken gjurmët”, është vjetruar. Është ndërruar me virusin. Dorë pas dore, prej Kinës së largët, virusi na erdhi në fqinjësi. Gjurmët e tij i ndjekim nëpër pasojat që la. Provuam gjithçka, por në fund u desh të vetëizolohemi, të gjithë. Ka edhe nga ata të cilët nuk do të izoloheshin vullnetarisht, nga ata me imunitet të fortë të cilët gripi sezonal nuk i kapë asnjëherë, i anashkalon ata. Kjo u jep disa pushtetarëve aq vetëbesim, sa virusin quajtën qesharak, por shpejt u pa se nuk e kishin përnjëmend, sepse i hëngrën fjalët. Doli se një komunikim i tillë publik, pra një përqeshje publike e virusit, nuk ka efekte mbi të. Aq i bën virusit për pëlqimet. Ashtu si e dimë, ata janë tepër seriozë dhe të gjithë kundërshtarët e tyre i konsiderojnë qesharakë, joseriozë, prandaj provuan që me të njëjtën armë mediatike të godasin edhe mbi virusin.
Ky virus padyshim duket me orientim antievropian. Aq më tepër duket antiglobalist dhe antidemokrat. Ka shumë gjasë të jetë krijuar në një vend autoritar. Me të drejtë dyshoni. Ka edhe mundësi të tjera. Një shaka virtuale, që po qarkullon nëpër rrjet, thotë se vërtetë virusi u krijua nga dora e njeriut. Nuk është dënim nga Zoti, pra. Madje, “është krijuar nga dora e një femre”, thotë një argëtues masash.
Ky virus bllokoi dhe ndaloi gjithçka që duan meshkujt: nuk ka më futboll, as basketboll, nuk ka kafene, dreka a darka, dhe qejfe pafund. Nuk ka bastore, as ikje nga shtëpia, madje as për punë. S’ke kah ia mban, s’ke kah ikë, duhet të rrish me familjen detyrimisht dhe për këtë kujdeset shteti. Shteti i jep prioritet të detyrueshëm familjes. Ose familja, ose në karantinë. Si dënim për të gjithë ata që kanë harruar se kanë familje. Kjo të bën të përgjegjshëm, detyrimisht.
Karakteristikë kryesore e virusit është se nuk njeh raca, kombe, as nuk ka respekt për kufijtë, dhe zgjerohet me progresion. Me gjurmët që lë pas vetes, hedh dritë mbi atë anën, në marrëdhëniet mes njerëzve e cila nuk është gjithnjë e dukshme dhe e matshme, kështu që vetëm duke parë pasojat e kuptojmë se kush më kë po “përzien” dhe kush rri me kë e po e bën tinëz. Kështu, Italia po del gjeografikisht shumë e afërt me Kinën, ashtu si doli në hartën epidemiologjike pak më vonë edhe Spanja. Në fund fare, në regjion, virusi arriti edhe në Bosnje, Kosovë dhe Turqi. Në fund fare edhe në Mal të Zi.
Qysh u pa, edhe ne nuk jemi pa virus, për të hyrë në spektaklin e madh botëror të vetëizolimit dhe virtualizimit të jetës dhe shoqërisë. Numri i të infektuarve rritet me progresion dhe ka prekur numrin treshifror. Kaq mund të thonë ata që na ngushëllonin se mungesa e vizave ka edhe anë të mira. Kaq kemi pa dobi prej izolimit politik nga kontinenti amë. Ata po i mbyllin kufijtë, po i mbajnë nëpër pista aeroplanët, është ndalur komunikacioni hekurudhor, rrugor, kanë bllokuar regjione, qytete, janë mbyllur në vete.
Virusi ka edhe karakter ideologjik dhe antidemokratik. Nuk ka më lëvizje të lirë. Disa liderë në regjion dhe më gjerë ndalojnë edhe deklarimin publik kundër masave të shtetit. Diku aplikohet ora policore, diku tjetër ushtria futet në skenë, në një gjendje tipike lufte, edhe pse nuk është e qartë kundër kujt po lufton ushtria. Të sulmosh virusin me raketa duket komike, apo tragjikomike më saktë. Nuk shkon. Nuk ndihmojnë në këtë as aeroplanmbajtësit, as lufta e yjeve. Nuk ndihmojnë as njësitet speciale. Fabrikat e automobilave kanë filluar të prodhojnë ventilatorë dhe pajisje të tjera medicinale.
Tash jemi ku jemi. Nuk ka lëvizje të lirë, nuk ka bashkëpunim me fqinjët, kufijtë janë mbyllur, bursat ndërkombëtare po bien, miliarda euro e dollarë janë vënë në qarkullim për të mundur virusin dhe prapë gjithçka mbetet në dorën tonë, në disiplinë, përgjegjësinë e të fuqishmëve, të rinjve me imunitet më të fortë ndaj atyre që nuk janë. Pra, krejt ka mbetur në vetëizolim. Futja vullnetare e disa liderëve në karantinë dhe komunikimi i tyre përmes rrjeteve sociale, me qytetarët, të cilin pastaj mediat e përflasin, po e krijon llojin e ri të udhëheqësve që drejtpërdrejtë komunikojnë me votuesit. Bëhet garë se cili lider ka më shumë shikime, apo pëlqime. Nga këtu buron legjitimiteti.
Kuvendi, qeveria e administrata tashmë duken të ngadalshme, jo bindëse me premtimet e tyre të thata. Liderët e rinj janë argëtues të masave, por edhe folës të cilët duan më shumë që të jenë modelë, të kenë pasues, besimtarë sesa të qeverisin sipas ligjeve, Kushtetutës, procedurave. Pëlqejini dhe kopjoni të adhuruarit e juaj dhe kjo është mjaft. Të tjerat janë çështje të burokracisë, letrash.
Natyrisht, virusi nuk do të na mundë. Ai do të na ndryshojë. Do të na i ndryshojë rrethanat, edhe natyrën madje, Në fund të fundit, është e qartë se virusi është produkt i dijes dhe i dorës së njeriut. Është goditje mbi ADN-në, është akt krijimi dhe s’ka si të mos jetë kaq dramatik. Krejt kjo është po ashtu edhe spektakël. Po e ndërrojmë rrethin dhe vetveten, e me këtë edhe politikën edhe të drejtën. Sot po luftojmë me pasojat shëndetësore të virusit, ndërsa nesër do të merremi me ato psikologjke, sociale, politike, ushtarake, e madje edhe ideologjike. Ishte ky një sulm apo dhuratë e Krijuesit, kjo tek do të shihet. Mbase nga gjeneratat e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit