Reformat në gjyqësorin e Maqedonisë, “Rishqyrtimi i lëndëve të vjetërsuara është i pamjaftueshëm”
Janë bërë hapa në drejtim të përmirësimit të gjyqësorit në vendin tonë, por ende duhet punuar, vlerësojnë nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
“Ajo që mungon për qytetarët është ajo që pritet në drejtim të ndryshimit dhe vlerësimit të stafit i cili vepron në këto institucione. Në këtë moment, roli i Këshillit Gjyqësor do të ishte kyç, i cili do të duhet ta kryejë procesin e rishikimit”, theksoi Natali Petrovska – Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Nga Koalicioni thonë se nuk mjafton premtimi i Qeverisë për rishqyrtim të 5% të aktgjykimeve.
“Baza mbi të cilën filloi rishqyrtimi lidhur me atë se çfarë është punuar nga gjykatësit në periudhën e kaluar është shumë e kufizuar për shkak se vjetërsimi i lëndëve të cilat në këtë moment…ekipet e Këshillit Gjyqësor, nëpër gjykatat e Maqedonisë po i shqyrtojnë lëndët e vjetërsuara që zgjasin shumë kohë, i përcaktojnë kriteret objektive apo subjektive që kanë ndikuar mbi vjetërsimin eventual të lëndëve, por kjo nuk është e mjaftueshme”, u shpreh Natali Petrovska – Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” shtojnë se një rishqyrtim thelbësor nuk mund të përcaktohet përmes një procesi të tillë.
Përndryshe, për lëndët e profilit të lartë që janë në Gjykatën Penale, shumë prej të cilave janë ngritur nga PPS-ja, nuk ka as paralajmërim se do të ketë epilog përfundimtar.
Disa prej këtyre lëndëve janë “Trajektorja”, “Tortura”, “Tenderët”, “TNT”, “Totali”, “Thesari”, “Target- Fortesa”, “Titaniku”.
Nuk ka asgjë as nga hetimet që i hapi PPS, e të cilat tani kaluan në Prokurorinë e Rregullt, siç janë: “Producenti”, “Transportuesi 2”, “Tarifa 2”, “Shërbimet e Jashtme”, “Regjistrimi”, “Aktori”, “ I fuqishmi”, “Stacionet bazë” dhe të tjerat.
Edhe në planin e ri të Qeverisë të quajtur “Aksioni 21”, si prioritet numër një figuron sistemi gjyqësor, respektivisht pastrimi i tij. Megjithatë, edhe më parë ishte theksuar si çështje së cilës do t’i kushtohet më shumë vëmendje. Edhe pse ishte pjesë e Planit 3-6-9, megjithatë mosbesimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në nivel të ulët./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit