LAJMI I FUNDIT:

Reforma në drejtësi – Topalli kundër ambasadorit Lu: Ardhja në grupin e PD-së shkel sovranitetin

Reforma në drejtësi – Topalli kundër ambasadorit Lu: Ardhja në grupin e PD-së shkel sovranitetin

Pas miratimit në parim të draftit për reformën në drejtësi, në grupin parlamentar të PD ka pasur debate mes deputetëve.

Burime të Ora News bëjnë të ditur se ka patur debate në mbledhjen e grupit të PD në lidhje me qasjen e kësaj partie ndaj Reformës në Drejtësi. Mësohet se ish-ministrat kanë shprehur kritika për këtë qëndrim të PD.

Po sipas të njëjtave burime kundër kësaj qasjeje janë shprehur ish-ministrat Ruli, Bode, Pollo dhe Imami të cilët kanë diskutuar me tone të nxehta për Reformën në Drejtësi. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se debate ka patur edhe për praninë e paralajmëruar të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin në mbledhjen e grupit.


Kundër pranisë së tyre është shprehur deputetja Jozefina Topalli. Ajo është shprehur se “Ardhja e ambasadorëve për të na diktuar votën, shkel sovranitetin dhe përbën rast unik që ambasadorët thërrasin grupin e PD”.

Por kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se kjo nuk përbën asnjë problem dhe ka kujtuar se SHBA janë mbështetëset kryesore të kësaj reforme dhe të vendit tonë ndaj nuk kemi pse të kompleksohemi nga prania e tyre.

“SHBA është mbështetëse kryesore, ndaj nuk kemi pse të kompleksikohem. Ambasada e SHBA na ka ndihmuar me Venecian dhe Byronë e Hetimit”, mësohet të ketë thënë kryetari Basha.

Si Basha ashtu edhe deputetët demokrat Sali Berisha dhe Eduard Selami janë shprehur në mbështetje të angazhimit të ambasadorëve për Reformën në Drejtësi. /Oranews /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori