Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
Sipas një njoftimi të MMPS-së, Reçica gjatë këtyre vizitave takoi shumë kandidatë, të rinj dhe të reja, madje disa me studime universitare dhe pasuniversitare të përfunduara, të cilët kanë ndjekur dhe po ndjekin kurse të aftësimit në profesione të ndryshme.
“Reçica gjithashtu takoi edhe shumë të certifikuar që kishin kryer aftësim në fusha si rrobaqepësi, zdrukthuari, floktari, dizajn grafik, të cilët falë kurseve të aftësimit që kishin ndjekur paraprakisht në QAP-a, kanë arritur të gjejnë punë apo të hapin bizneset e tyr”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Nga përfaqësuesit e qendrave, ministri u njoftua se shumica e të certifikuarve, arrijnë të bëhen pjesë e tregut të punës madje dhe të punësojnë të tjerë në bizneset që ata hapin.
“Kemi zhvilluar një javë të promovimit të aftësimit profesional duke vizituar shtatë qendrat e aftësimit profesional në komunat e Republikës së Kosovës. Pata fatin të takojë të rinj dhe të reja, me aftësime dhe madje me kualifikime universitare dhe pasuniversitare, të etur për të zënë dije dhe njohuri. Takova gjithashtu të rinj dhe të reja të cilët pas trajnimeve që kanë bërë në këto qendra të aftësimit profesional kanë treguar suksese, duke hapur bizneset e tyre madje edhe duke punësuar të tjerë në këto biznese”, citohet të ketë thënë ministri i Punës.
Siq thuhet në këtë komunikatë ministri u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, kandidatëve potencial dhe të papunëve që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit në komunat e Kosovës dhe të paraqiten pranë Qendrave të Aftësimit Profesional, si një mundësi për t’u aftësuar në profile të ndryshme dhe të bëhen pjesë e tregut të punës.
Në shtatë qendrat e aftësimit profesional janë gjithsejtë 60 punëtori dhe 30 profile të certifikuara.
Në periudhën shtator 2017 – mars 2018, në shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), trajnime kanë ndjekur gjithsej 3,519 kandidatë ndërkaq janë certifikuar 2, 432 prej tyre.
Përgjatë të njëjtës periudhë në të gjitha Zyrat e Punësimit në nivel vendi janë regjistruar 10 433 punëkërkues të rinj. Në punësim të rregullt janë përfshirë 2 346 persona ndërkaq në masat aktive të tregut të punës janë përfshirë 1 466 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij