LAJMI I FUNDIT:

Reçica i quan jo normale dhe të çuditshme takimet e Mustafës me Kurtin

Reçica i quan jo normale dhe të çuditshme takimet e Mustafës me Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka cilësuar si të çuditshëm takimin mes liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të VV-së, Albin Kurtit.

Megjithatë, Reçica ka thënë se është mirë që liderët të cilët nuk kanë pasur raporte të mira të ulën dhe të bisedojnë.

“Këto takime janë të çuditshme dhe në një mënyrë janë jo normale. Ne e dimë se si janë raportet e subjekteve të tyre dhe ato individuale. mirëpo për ne si PDK besoj që edhe për vendin është mirë që liderët të cilët kanë qenë në armiqësi të thellë të ulën dhe të bisedojnë, për ne kjo është një mundësi që të shohim një shtendosje, po shpresoj që kjo nuk është vetëm sa për të dërguar mesazhe jo adekuate në adresë të partive politike”, ka thënë Reçica gjatë një interviste për Rtv 21, transmeton Telegrafi.


Për takimin e Mustafës dhe Kurtit, ka reaguar edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismali.

Ai ka thënë se Albin Kurti për të prekur pushtetin është në gjendje të shndërrohet edhe në vegël të personit që e luftonte me metodat më të pamoralshme dhe më jodemokratike dhe me të cilin nuk e lidhë asnjë princip apo vlerë përpos frika nga PDK-ja dhe lakmia për privilegje.

Pas takimit Mustafa-Kurti: Akuza e kundërakuza mes zyrtarëve të PDK-së, LDK-së dhe VV-së, përfshihet edhe Halil Matoshi
Lexo po ashtu Pas takimit Mustafa-Kurti: Akuza e kundërakuza mes zyrtarëve të PDK-së, LDK-së dhe VV-së, përfshihet edhe Halil Matoshi

Ndryshe, lideri LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti janë takuar sot në Prishtinë, ku sipas tyre kanë biseduar për situatën politike në vend, gjendjen e rëndë ekomomike dhe nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori