Recetë e shëndetshme për bebe: Vezë të fërguara me perime

Kjo recetë është e shkëlqyeshme për të përgatitur shujtë të shëndetshme për beben e moshës 1-2 vjet.
Është një recetë e shijshme me vezë dhe e cila mund të përgatitet për drekë apo darkë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
- Një karotë të madhe
- Gjysmë kungulli të njomë
- Brokoli
- Tri lugë çaji jogurt
- Vezë
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Vloni karotat, brokolin, kungullin dhe pastaj përzieni.
Përzieni vezën me jogurt dhe shtojeni kripën. Shtoni perimet e përziera në këtë përzierje, fërgojini me vaj ulliri dhe shujta e bebes është e gatshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































