Rebalanci i buxhetit përplas pozitën dhe opozitën në Maqedoni (Video)
Sërish rebalanc i buxhetit dhe tani për nevoja të dëmshpërblimit të vendbanimeve të prekura nga vërshimet e fundit në Shkup dhe Tetovë. Ministri i Financave, Kiril Minovski theksoi se me rishikimin e arkës shtetërore parashikohen 36,4 milion euro për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të vendbanimeve të vërshuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Të hyrat mbeten të pandryshuara, mjetet e dalura dhe deficiti rriten. Me sigurimin e mjeteve plotësuese për dëmshpërblimet, kryhet edhe revidimi i deficit buxhetir në nivelin e 4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, tha Kiril Minovski, përcjell Tv21.
Ndërsa, LSDM doli me qëndrim kundër rishikimit të buxhetit, pasi që sipas tyre, ka mjete të mjaftueshme në buxhet.
“Mendoj se kur ndodh një katastrofë e tillë, të parët që solidarizohen janë institucionet shtetërore dhe të lirohen prej komodititetit të tyre dhe harxhimeve të planifikuara joproduktive dhe në këtë mënyrë të sigurohen financa për kompensimin nga vërshimet në Shkup dhe Tetovë. Në këtë mënyrë situata duket sikur ju i kompensoni me borxh qytetarët”, tha Marjanço Nikollov.
Por nga VMRO-DPMNE theksuan se qëndrimet e LSDM janë për marketing politik parazgjedhor.
“Atë që opozita thotë se ekzistojnë financa të cilët duhet të largohen prej projekteve të tjera, mendoj se nuk mbanë ujë dhe se është trik i pastër politik ose marketing i opozitës”, tha Kërste Mukovski.
Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili kërkoi që sa më shpejt të miratohet ky vendim.
“Përkrah këtë rebalanc të buxhetit, i cili me siguri se dhimbjet e familjeve që pësuan nga kjo tragjedi, e kam fjalën fjalën për ato familje të cilët humbën të dashurit e tyre, assesi ndoshta nuk do t’ua zbut. Por gjithë atyre që në aspektin material kanë pësuar, me siguri që ky rebalancim do të zbus humbjen që kanë pësuar”, tha ai.
Ndërsa, për PDSH ky rebalanc është i papranueshëm.
“Vetëm shifrat e buxhetit për vitin 2016 për infrastrukturë, investime kapitale, flet mirëfilli i investimeve. Tre vendbanime shqiptare që kanë mbi 300 mijë banorë, për ujësjellës kam fjalën, janë ndarë 38 milionë denarë, ndërsa për investime kapitale në infrastrukturë në vendbanimet maqedone janë ndarë 5,5 miliardë denarë”, tha Orhan Ibrahimi.
Sipas rregullores së Kuvendit, debati për propozim –rebalancin e buxhetit mund të zgjas më së shumti deri 10 ditë, ndërsa kjo pikë në rend dite të seancës plenare tanimë është paralajmëruar për 19 shtator./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian