Një ekspozitë e gjerë në Qendrën e Arteve “Cantor” në Universitetin e Stanfordit, prezanton veprat që frymëzuan imagjinatën, në një kohë të trazirave të mëdha. E emëruar sipas një rreshti të theksuar nga profesori i biologjisë në Stanford, Laurence Bass-Becking - për të përshkruar fotografinë e mikut Edward Weston - Realiteti i shtyri të ëndërrojnë - ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 korrik. Fotografitë e përzgjedhura nga ditorja Guardian, Telegrafi i sjell si më poshtë.

American photo 01


Marion Post Wolcott (1910-1990): Njëra nga anëtaret e familjes Wilkins, duke bërë biskota për darkë në Ditë e Zhvoshkjes së Misrit, në shtëpinë e zonjës Fred Wilkins pranë Tajlahos, qarku Grenvil, Karolina e Veriut, 1939.

American photo 02

Peter Stackpole (1913-1997): Stackpole ishte një nga fotografët e parë të stafit të Life-it dhe qëndroi me këtë botimin deri në vitin 1960. Ky imazh i një nëne dhe një vajze është realizuar në vitin 1934.

American photo 03

Wright Morris (1910-1998): Morris u pa si pionier i "foto-teksteve" në vitet 1940, të cilat i bashkonin imazhet me shkrimet e tij. U fokusua më pak te njerëzit dhe më shumë te objektet. Ky imazh është i depos Gano të drithit, në Kansasin perëndimor (1940).

American photo 04

Peter Stackpole (1913-1997): Në vitin 1935, 25 nga fotografitë e urave u shfaqën në Muzeun e Artit të San Franciskos. Ky imazh titullohet Vështrimi i përgjithshëm i qytetit (1935).

American photo 05

Berenice Abbott (1898-1991): Abbott nisi një seri fotografish, me bazë në qytetin e Nju Jorkut, dhe përfshiu këtë fotografi të dyqanit antik Sumner Healy (1936). Pronari i dyqanit vdiq jo shumë kohë pasi u shkrep fotografia dhe u mbyll dy vjet më vonë

American photo 06

Dorothea Lange (1895-1965): Lange gjithashtu u punësua nga FSA-ja [Farm Security Administration] për të bërë fotografi gjatë Krizës së Madhe Ekonomike. U takua me Florence Owens Thompsonin dhe fëmijët e saj. “E pashë dhe iu afrova nënës së uritur dhe të dëshpëruar, si të tërhiqesha nga një magnet. Nuk e mbaj mend se si ia shpjegova praninë time apo kamerën time, por mbaj mend se ajo nuk ma shtroi asnjë pyetje”. Ky imazh quhet Nëna migrante dhe është bërë në Kaliforni në vitin 1936

American photo 07

Paul Strand (1890-1976): Strand u pa si një nga pionierët e hershëm të fotografisë moderniste amerikane dhe nisi kooperativën e ndërgjegjes shoqërore, Liga e Fotos, në Nju-Jork më 1936. Ky imazh quhet Kali i bardhë në Ranços de Taos në Nju-Meksiko (1932).

American photo 08

Robert Disraeli (Amerikan i lindur në Gjermani, 1905-1988): Disraeli emigroi në ShBA në vitin 1913 dhe në moshën 20-vjeçare ishte pjesë e një agjencie lajmesh. Më pas u bë më i njohur si fotograf dokumentar. Ky imazh njihet si E diela - pas kishës (1933).

American photo 09

Berenice Abbott (American, 1898-1991) Një tjetër nga fotot mbresëlënëse të Abbottit, për Nju-Jorkun, shfaq një rrugë të Bruklinit për të treguar lëvizjen e zonës drejt modernitetit. Njihet si Magazina, uji dhe Rruga “Dok” (1936).

American photo 10

Marion Post Wolcott (1910-1990): Wolcott ishte një tjetër fotografe e FSA-së që dokumentoi pabarazinë e pasurisë dhe marrëdhëniet racore të kohës. “Si e fotografe dokumentare e FSA-së, isha e përkushtuar për t’i ndryshuar qëndrimet e njerëzve, duke e njohur Amerikën përmes gjendjes së të varfërve, veçanërisht në Amerikën rurale”, tha ajo. Ky imazh njihet si Nata e dëborës (1940). /Telegrafi/