LAJMI I FUNDIT:

Reali ka edhe pak ditë në dispozicion për Courtois

Reali ka edhe pak ditë në dispozicion për Courtois
Thibaut Courtois (Foto: Getty Images)

Afati kalimtar veror në Ligën Premier mbyllet më 9 gusht dhe nëse Chelsea nuk gjen një zëvendësues për Thibaut Courtois, atëherë belgu do të mbetet në Stamford Bridge.

Los Blancos janë të interesuar për portierin e Bluve, mirëpo që ai të kalojë në Santiago Bernabeu, duhet që klubi anglez të gjejë një portier tjetër brenda një jave.

Thibaut Courtois (Foto: Getty Images)

Courtois dëshiron të kthehet në Madrid, ku jeton familja e tij, mirëpo Chelsea nuk e lejon të largohet para se të gjejë një zëvendësues.


Dy klubet kanë arritur një marrëveshje paraprake në vlerë prej 35 milionë eurosh për 26-vjeçarin, por kushti është që transferimi mund të ndodhë vetëm pasi që Blutë të gjejnë një portier tjetër.

Lajmet për Courtois
Lexo po ashtu Lajmet për Courtois

Reali i ka në dispozicion portierët Keylor Navas, Kiko Casilla, Andriy Lunin e Luca Zidane, mirëpo dëshiron që Courtois të jetë në portën e kampionit evropian.

Belgu ia ka bërë të qartë Chelseat se nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe në verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë.

Thibaut Courtois fitoi ‘Dorëzën e Artë’ në Kampionatin Botëror (Foto: Getty Images)

Prandaj, klubi anglez duhet ta shesë tani në mënyrë që të përfitojë para nga portieri më i mirë i Kampionatit Botëror.

Afati kalimtar në Spanjë është i hapur deri më 31 gusht, prandaj Reali do të ketë kohë që t’i kryejë procedurat e transferimit pas 9 gushtit, por e gjitha varet nëse Chelsea do të gjejë portier brenda një jave.

Kasper Schmeichel (Leicester City) dhe Jack Butland (Stoke City) kryesojnë listën e Bluve, në të cilën bëjnë pjesë edhe Gianluigi Donnarumma (Milan) e Kevin Trapp (Paris Saint-Germain). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori