LAJMI I FUNDIT:

Reali aktivizon klauzolën për riblerjen e Moratas

Reali aktivizon klauzolën për riblerjen e Moratas

Real Madridi e ka njoftuar Juventusin se do të paguajnë shumën prej 30 milionë eurosh, sipas marrëveshjes, për riblerjen e Alvaro Moratas.

Diçka e tillë ishte e pritshme, duke marrë parasysh klauzolën në kontratën e spanjollit, mirëpo dy klubet janë duke punuar në formalizimin e saj, pasi po zhvillojnë bisedime edhe për mundësinë e transferimit të Paul Pogbas.

La Gazzetta dello Sport raporton se Zonja e Vjetër ka marrë një komunikim formal nga Reali se deri më 30 qershor do ta paguajë shumën prej 30 milionë eurosh, sipas klauzolës për riblerjen e lojtarit.


MOS I HUMBNI: Lajmet e fundit për transferimet

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Juves, Beppe Marotta: “Real Madridi na ka informuar për qëllimin e tij për të ushtruar të drejtën për ta riblerë. Vetëm duhet pritur derisa oferta të bëhet formale|.

Nuk dihet nëse Los Blancos do ta mbajnë apo do ta shesin sërish Moratan, të cilin tash do ta vlerësojnë 75 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

La Liga
Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

La Liga
Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Serie A
Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

La Liga
Kalo në kategori