Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Shakhtar Donetskut në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që luhet nesër (e mërkure) do të fillojë në ora 18:55 në stadiumin Santiago Bernabeu, me Los Blancos që cilësohen si favoritë


Zinedine Zidane për këtë sfidë ka ftuar në total 19 lojtarë që do të jenë në dispozicion për takimin ndaj skuadrës ukrainase.

GettyImages 1209747353

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube

Mbrojtës: Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Lucas Vazquez, Jovic, Vinicius, Rodrygo. /Telegrafi/

telegrafi sport app