Klubi i Real Madridi në stadiumin e tyre ‘Santiago Bernabu’, në sallën e konferencave kanë prezantuar 19 vjeçarin, Theo Hernandez, si transferimin më të ri të klubit.

Hernandez i është bashkuar Real Madridit nga Atletico Madrid.


Ai edicionin e fundit ka qenë i huazuar te Alaves me të cilin skuadër ka realizuar një gol në 32 paraqitje.

Mbrojtësi ka nënshkruar për gjashtë vite.

theo1

Lojtari me paraqitjet e tij ka bërë shumë skuadra për vetë, por që vendoi të vijë te Real Madridi.

theo perez

Theo është një nga talentet më të mëdhenjë të futbollit spanjoll, ndërsa luanë në pozitën e mbrojtësit të majtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app