Real Madridi thuhet se po bëjnë një përpjekje të re për të fituar shërbimet e trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Ditët e trajnerit të Real Madridit, Julen Lopetegui, janë të numëruara pas një fillimit katastrofal të sezonit për kampionët evropianë.


E ardhmja e tij në dyshim ka bërë që mediat të përfolën shumë trajner si të mundshëm për ta zënë vendin e Lopeteguit.

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është emri kryesor për të marrë përsipër detyrën e trajnerit në Santiago Bernabeu.

Antonio Conte Antonio Conte (Getty Images)

Megjithatë, edhe trajneri i Real Madrid Castilla, Santiago Solari dhe legjenda Guti janë lidhur gjithashtu me stolin e Mbretërve.

guti solari

Por, sipas asaj që raporton mediumi britanik The Sun, shefat e Realit do të preferonin trajnerin e Tottenahmit, Pochettino, për të cilin u interesuan edhe në verë.

Gjigantët spanjoll thuhet se do të kontrollojnë situatën në kohë e fundit nëse mund të joshin Pochettinon të largohet nga veriu i Londrës përpara se të marrin një vendim përfundimtar.

Drejtuesit e Realit thuhet se mund të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë se 40 milionë funte për të 'transferuar' argjentinasin. /Telegrafi/

Pochetino zidane e1527851969310 Pochettino duke u përshëndetur me Zidanen gjatë një një ndeshje ndaj Real Madridit (Getty Images)

telegrafi sport app