LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i pavendosur për të ardhmen e dy veteranëve të klubit

Real Madridi i pavendosur për të ardhmen e dy veteranëve të klubit

Ndërsa dikur Real Madridi ishte sinonim i kursimeve të shumta dhe mendjelehtësisë në afatin kalimtar, që nga pandemia COVID-19, presidenti Florentino Perez ka shtrënguar rripin në ‘Santiago Bernabeu’ vazhdimisht. 

Trajneri Carlo Ancelotti shpeshherë i është thënë që të mjaftohet me opsionet që ka në dispozicion, pa zgjedhje të qarta në tri sezonet e fundit. 

Paraqitjet e Fede Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga në mbrojtje gjatë viteve të fundit janë një evidencë e qartë e kësaj. 


Në rast se planet e tyre për qendrën e mbrojtjes vazhdojnë, atëherë ‘Los Blancos’ do të ketë disa ‘armë’ në fazën defanzive sezonin e ardhshëm.

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube
Lexo po ashtu Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Diario AS shpjegon se Raul Asencio, i cili sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029 pritet të bëhet pjesë e përhershme e ekipit të parë. 

Në ndërkohë, Real Madridi duket se ka vendosur që të tentojë nënshkrimin me Dean Huijsen, duke aktivizuar potencialisht klauzolën e tij prej 60 milionë eurosh në verë. 

Me Jesus Vallejon i cili pritet të largohet në përfundim të kontratës së tij dhe me nënshkrimin e mundshëm të Huijsen, atëherë ai do t’i bashkangjitej Eder Militaos, David Alabas dhe Antonio Rudiger si opsione në atë pozicion. 

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Asencio, Huijsen dhe Militao pritet të jenë aty sezonin e ardhshëm, por i njëjti medium raporton se ka më pak qartësi sa i përket situatës së Alaba dhe Rudiger. 

Që të dy kanë kontratë deri në vitin 2026 dhe janë mbi 30 vjeç, andaj atyre do t’i ofrohet maksimumi një kontratë një vjeçare. 

Dyshimi se si Perez do ta trajtojë të ardhmen e tyre është veçanërisht e fokusuar tek rasti i Alabas. 

Reprezentuesi austriak nuk e ka gjetur ende formën 13 muaj pasi u rikthye nga lëndimi i pësuar në gju. 

Ancelotti në anën tjetër favorizon qëndrimin e të dy lojtarëve, për shkak të përvojës dhe aftësisë së tyre për të ndihmuar Huijsen dhe Asencion./Telegrafi/