LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi pati një ‘mundësi të artë’ për të nënshkruar me mbrojtësin portugez por nuk e shfrytëzuan

Real Madridi pati një ‘mundësi të artë’ për të nënshkruar me mbrojtësin portugez por nuk e shfrytëzuan

Sezoni i fortë i Real Madridit deri më tani është bërë edhe më mbresëlënës për shkak të numrit të madh të lëndimeve në ekipin e Carlo Ancelottit.

Veçanërisht vlen të theksohet problemi që kanë pasur në fazën e mbrojtjes, gjë që në disa raste e kishte detyruar Ancelottin që të luante në atë pozitë me Carvajal dhe Tchouameni.

Eder Militao këputi ligamentin ACL në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa të njëjtin lëndim e pësoi edhe David Alaba në dhjetor ndaj Villarrealit.


Kjo kishte bërë që klubi të mbetej vetëm me Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez si dy opsionet e vetme natyrale në qendër të mbrojtjes, por përkundër kësaj, asnjë blerje e re nuk u bë në afatin e janarit.

Por, kjo nuk do të thotë se drejtuesit e Realit nuk ishin të interesuar për të afruar një lojtar.

Siç raporton Diario AS, mbrojtësi i Union Berlinit, Diogo Leite, ka qenë një opsion real për gjigantin spanjoll në formë huazimi deri në verë, por në fund ata vendosën që të qëndrojnë me Rudiger dhe Nacho, teksa ndërkohë Tchouameni dhe Carvajal do të përdoreshin si opsione emergjente.

Fakti që nuk transferuan një mbrojtës gjatë janarit nuk e ka dëmtuar Real Madridin, ani pse një lojtar më shumë në atë pozitë nuk do tu bënte dëm atyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sulmi duket i vendosur tashmë, ylli i ri i Real Madridit mund të kërkojë largimin në janar nëse nuk merr minuta

Sulmi duket i vendosur tashmë, ylli i ri i Real Madridit mund të kërkojë largimin në janar nëse nuk merr minuta

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

Dështuan me Ederson dhe De Bruyne, arabët përgatitin ofertë të madhe për një tjetër yll të Cityt

Dështuan me Ederson dhe De Bruyne, arabët përgatitin ofertë të madhe për një tjetër yll të Cityt

Barcelona po punon që brenda javës t'i largojë tre futbollistë që nuk janë në planet e Flick

Barcelona po punon që brenda javës t'i largojë tre futbollistë që nuk janë në planet e Flick

Katërshja e madhe e Realit kapet nga kamerat duke bërë strategjinë për lojë, Mbappe pajtohet me kërkesën e Bellingham

Katërshja e madhe e Realit kapet nga kamerat duke bërë strategjinë për lojë, Mbappe pajtohet me kërkesën e Bellingham

"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian

Kalo në kategori