Real Madridi është duke insistuar që të transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.

Los Blancos duan ta përforcojnë sulmuesin e tyre, andaj francezi është dëshira e tyre e madhe dhe e vetme.


Sipas asaj që raporton DeportesCuatro, Real Madridi do të bëjë ofertë formale për Mbappen te PSG në orët e ardhshme.

Lojtari është duke e kërkuar largimin nga Parku i Princave, përkundër transferimit të Lionel Messit në këtë muaj.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën tashmë i ka bërë me dije PSG-së se nuk do ta rinovojë kontratën dhe e dëshiron kalimin në Spanjë.

Por, dëshira e tyre e madhe për ta mbajtur atë në skuadër, por bënë që marrëveshja të jetë edhe më e vështirë.

Mbappe ka edhe një vit kontratë me parisienët dhe në verën e ardhshme, mund të largohet si lojtar i lirë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x83jpub

telegrafi sport app