LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi në mbështetje të plotë ndaj Vinicius Jr, tregojnë masat drastike që do të marrin pas ngjarjes në Mestalla

Real Madridi në mbështetje të plotë ndaj Vinicius Jr, tregojnë masat drastike që do të marrin pas ngjarjes në Mestalla

Real Madridii ka dal me një komunikatë zyrtare pas thirrjeve të tmerrshme raciste në stadiumin Mestalla në Valencia ndaj Vinicius Jr.

Në sfidën e zhvilluar mes Valencias dhe Real Madridit e fituar 1-0 nga vendasit u dëgjuan thirrje raciste ndaj sulmuesit brazilian të Los Blancos.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka pritur në takim yllin brazilian për t’i treguar mbështetjen e plotë që klubi ka ndaj tij.


Courtois flet pas thirrjeve raciste ndaj Vinicus: Do të largohesha edhe unë nga loja
Lexo po ashtu Courtois flet pas thirrjeve raciste ndaj Vinicus: Do të largohesha edhe unë nga loja

Pas takimit me futbollistin, skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka dalë me një komunikatë për media duke konsideruar se sulme të tilla përbëjnë dhe urrejtje dhe për këtë kanë bërë ankesë në Prokurorinë e përgjithshme të shtetit.

“Real i Madridit dënon me forcë ngjarjet që ndodhën dje kundër lojtarit tone, Vinícius Junior.Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë të së drejtës, social dhe demokratik”.

“Reali i Madridit konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë”.

“Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik”.

“Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Reali i Madridit i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si procedim privat në procedimet që po nisin”, thuhet në komunikatën e Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori