Drejtuesit e Real Madridit thuhet se e kanë të qartë vendimin për dy mesfushorët veteran të skuadrës, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Modric dhe Kroos janë në vitin e fundit të kontratave me Los Blancos dhe e ardhmja e tyre ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit.


Për mesfushorin gjerman ka qenë disa më e qartë dëshira e Real Madridit për të rinovuar, por Kroos ka dashur ta pres fundin e sezonit.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Los Blancos pritet të shpallë zyrtarisht kontratën e re për Kroos pas ndeshjes së dytë kundër Bayern Munichut.

modric kroos 1

Real Madridi tani po mendon seriozisht t'i ofrojë edhe yllit kroat një rinovim për një vit.

Drejtuesit duan që ai të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për vitin e tij të 13-të në karrierë. /Telegrafi/

telegrafi sport app