Real Madridi thuhet se është futur në garë për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali.

Sulmuesi gabonez ka refuzuar të rinovojë kontratën aktuale, derisa i kanë mbetur edhe 12 muaj.


France Fotball raporton se Zinedine Zidane nuk ka besim më në Karim Benzeman dhe dëshiron ta shesë atë në verë.

aubameyang 1

Los Blancos janë të interesuar për transferimin e Aubameyangut, por vetëm nëse dështojnë të transferojnë Erling Haalandin apo Mauro Icardin.

Për gabonezin në garë është edhe Interi e Barcelona, derisa mund të ndodhë edhe shkëmbimi mes tyre për Lautaro Martinezin e Antoine Griezmannin.

Nëse madrilenët nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e anëtarit të Borussia Dortmundit ose të atij të Nerazzurëve, atëherë do të tentojnë për Aubameyangun. /Telegrafi/

telegrafi sport app