LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi po eksploron mundësitë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar veror dhe ylli i Lille, Leny Yoro, është bërë kandidati i tyre kryesor.

18-vjeçari është shfaqur si njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian në 12 muajt e fundit, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Lille.

Yoro ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2025 dhe nuk është bërë ndonjë progres sa i përket rinovimit të kontratës, andaj ata mund të synojnë shitjen e tij.


Lille raportohet se për të liruar Yoron po kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij, dhe kjo shumë ka bërë që disa ekipe të interesuara për të, të tërhiqen nga gara.

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Lexo po ashtu Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Paris Saint-Germaini paraprakisht besohej se ishte kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij, por që duket se gjërat nuk qëndrojnë kështu.

Sipas një përditësimi të fundit nga gazeta franceze L’Equipe, PSG-ja ka mbetur mbrapa në garë, pas interesimit nga klubet e Ligës Premier dhe Real Madridit.

Lille do të qëndrojë mbrapa kërkesave të saj, por në rast se asnjë ofertë nuk vjen në drejtim të tyre, atëherë ata mund të detyrohen ta ulin çmimin, për të shmangur largimin e Yoros si lojtar i lirë në vitin 2025./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori