LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi dhe Man City në ‘luftë’ për të siguruar shërbimet e yllit nga Arabia Saudite

Real Madridi dhe Man City në ‘luftë’ për të siguruar shërbimet e yllit nga Arabia Saudite

Gabri Veiga ishte vetëm njëri nga ata lojtarë të cilët vendosën ta vazhdojnë karrierën në Arabinë Saudite dy sezone më parë, ndonëse kishte vitet e tij më të mira të karrierës para tij.

Megjithatë, ish-talenti i Celta Vigos mund të ketë sërish mundësinë që të luajë në nivelet më të larta në Evropë.

22-vjeçari bëri kalimin tek Al-Ahli për 30 milionë euro mes raportimeve se për të kanë shprehur interesim edhe Napoli, Manchester City dhe Real Madridi.


Por, sipas një raportimi nga Spanja, këto dy të fundit ende e kanë mesfushorin spanjoll në radarin e tyre.

Estadio Deportivo ka raportuar se Veiga nuk po dëshiron ta shtyjë përpara një rikthim në Evropë, por është në dijeni se është në planet e Cityt dhe Real Madridit.

Veiga ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, kështu që hapat e ardhshëm për të ardhmen e tij me shumë mundësi do të vendosen gjatë gjashtë muajve në vazhdim.

Pas një periudhe të vështirë tek Al-Ahli, Veiga e nisi si titullar në 15 nga 17 ndeshjet e tyre, duke kontribuar me 5 gola këtë sezon.

Sidoqoftë, do të ishte një befasi nëse ‘Los Blancos’ bëjnë një ofertë për të, pasi tashmë kanë një numër lojtarësh si Arda Guler, Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori