Brahim Diaz do të jetë lojtari më i ri i gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Tash e disa muaj është duke u përfolur rreth një transferimi të Diaz në Santiago Bernabeu.


Si duket kësaj sage i ka ardhur fundi dhe mesfushori i ri spanjoll pritet t'i bashkohet Real Madridit.

Sipas gazetës Marca, Real Madridi dhe Manchester City kanë rënë dakord për një tarifë të ulët për Brahim Diaz.

Diaz 1 Diaz në aksion gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Baselit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Diaz do të bashkohet me kampionët evropianë në afatin kalimtar të janarit në një kontratë gjashtë-vjeçare.

Kontrata e Diazit skadon në qershor, por Madridi ka rënë dakord për të paguar një tarifë prej 15 milionë euro plus bonuse që do t'i lejojë atij të bashkohet në janar.

I ri do të nënshkruajë një marrëveshje gjashtë-vjeçare me klubin dhe do të fitojë 3.5 milionë euro për sezonin.

Mbretërit pritet të njoftojnë marrëveshjen javën e ardhshme, ku do të bëhet edhe prezantimi i lojtarit. /Telegrafi/

diaz

telegrafi sport app