LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid apo Barcelona? Zbulohen ofertat e gjigantëve spanjollë për Arda Guler

Real Madrid apo Barcelona? Zbulohen ofertat e gjigantëve spanjollë për Arda Guler

Lufta mes Barcelonës dhe Real Madridit për nënshkrimin e Arda Guler, talentit të madh 18-vjeçare të futbollit turk, po hyn në një fazë vendimtare.

Pas udhëtimit të Decos në Stamboll për të hedhur themelet për një marrëveshje me Fenerbahçen dhe familjen e anësorit të talentuar, Mundo Deportivo tani ka publikuar edhe ofertën e detajuar të paraqitur nga Real Madrid.

Fillimisht Barça kishte propozuar të paguajë një pjesë të klauzolës së lirimit prej 17.5 milionë euro për Arda Guler që tani dhe ta lërë në huazim për një sezon te Fenerbahçe dhe të paguajë pjesën tjetër vitin e ardhshëm.


Në anën tjetër oferta e paraqitur nga Real Madrid bazohet në tre këste: 8.750.000 euro (50 përqindja e klauzolës) për nënshkrim; 4,375,000 euro (25 për qind e klauzolës) pas dymbëdhjetë muajve të parë; dhe 4,375,000 euro të tjera (25 për qind që do t’i mungonin klauzolës) kur të kenë kaluar 24 muaj.

Përveç kësaj, Real Madridi do t’i japë Fenerbahçes rreth 20 për qind të një shitjeje të ardhshme të Guler.

Shumë klube të mëdha pas tij, mësohet klauzola e lirimit të Arda Guler nga Fenerbahce
Lexo po ashtu Shumë klube të mëdha pas tij, mësohet klauzola e lirimit të Arda Guler nga Fenerbahce

Fakti interesant është se lojtari duhej të zhvillonte 1500 minuta me skuadrën e Stambollit gjatë gjithë sezonit të kaluar në mënyrë që klauzola e tij të shkonte në 17.5 milionë euro, përndryshe lojtari do të kishte kushtuar vetëm 5 milionë euro.

Laporta e konfirmon se Barcelona e do transferimin e top lojtarit
Lexo po ashtu Laporta e konfirmon se Barcelona e do transferimin e top lojtarit

Çuditërisht, futbollisti e ka tejkaluar shifrën e parashikuar me pak më shumë se 40 minuta dhe çmimi i tij është rritur. Arda Guler ka shënuar 6 gola dhe ka shpërndarë 7 asistime sezonin e shkuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori